Turqia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për aeroplanët zyrtarë izraelitë dhe ata që mbajnë armë, në shenjë proteste ndaj luftës në Gazë, ka thënë të premten ministri i Jashtëm Hakan Fidan.
“Ne nuk lejojmë anijet kontejnerë që transportojnë armë dhe municione për në Izrael të hyjnë në portet tona, as nuk lejojmë avionët të hyjnë në hapësirën tonë ajrore”, ka thënë Fidan.
Një zyrtar turk ka thënë më vonë se fluturimet e planifikuara nga vendet e treta për në Izrael lejoheshin ende të përdornin hapësirën ajrore të Turqisë.
Turqia ndërpreu lidhjet e drejtpërdrejta tregtare me Izraelin në maj të vitit të kaluar, duke kërkuar një armëpushim të përhershëm dhe hyrjen e menjëhershme të ndihmës humanitare në Gaza.
Në vitin 2023, të dy vendet kryen tregti me vlerë 7 miliardë dollarë