Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Turistit gjerman i humb kuleta me 850 euro në Prizren, çuditet sa shpejt ia gjejnë

    05/08/2022 22:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pronari i një hoteli në Prizren, Nue Spaqi, përmes një postimi në Facebook, ka rrëfyer një ndodhi që i ngjau me disa mysafirë të tij gjermanë.

    Njërit prej tyre i kishte humbur kuleta dhe s’kishte besim se do të mund ta gjente. Spaqi tha se u shkaktua panik mes tyre, por se ai u nxitua që ta shuajë atë, duke u zotuar se në Kosovë nuk humb asgjë.

    Dhe kështu i doli.

    Ai ka telefonuar kompaninë e autobusëve përmes së cilës turistët gjermanë shkuan në Prizren për t’i pyetur nëse e kanë gjetur një kuletë të humbur.

    “Me një search ne internet, gjeta kontaktin e kompanisë, e kontaktova. U lajmëru një person më shume mirësjellje, ja paraqita problemin. Po më tha, e kemi gjetur një portofol në ulësen e dytë djathtas, në emër të ****** , i ka 850 Euro, një ID edhe disa kartela bankare”, tregon Spaqi.

    Ai tha se vetë kompania e kishte kontaktuar turistin në fjalë në Facebook për t’i treguar se kuletën e kanë në zyrën e tyre.

    Spaqi tregon se kjo korrektësi e kosovarëve i la të habitur gjermanët, të cilët ishin shprehur se në Gjermani s’do të gjendej kaq shpejt.

    Artikuj të ngjashëm

    Këta janë 10 futbollistët më të paguar, prijnë Ronaldo e Messi

    Vjen lajm i keq për ata që kanë kredi në banka

    Lajm i mirë për punonjësit: Rriten për 6 për qind pagat e mësuesve dhe mjekëve në Shqipëri

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.