Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, është zotuar para qytetarëve të Obiliqit, se në rast se del fitues në zgjedhjet e 9 shkurtit, se pagat do të rriten.
Ai poashtu tha se mirëqenia financiare e familjeve kosovare për LDK-në janë prioritet.
“Në shkolla do të ketë mësim tërëditor e në vend do të ketë spitale me standard të lartë botëror. Fëmijë të mençur e popull të shëndetshëm”.
Më tej, Abdixhiku ka thënë se LDK-ja nuk është e interesuar që të ofendojë, e as të ankohet – por kjo parti do punë dhe qetësi.
“Nuk jemi të interesuar të shajmë, apo të ankohemi, duam punë, duam vizion, duam qetësi. Punë e qetësi do të ketë në Kosovën tonë”, tha Abdixhiku.
“Kosova është e vogël për kaq shumë vrerë e kaq shumë tension e helm, Kosova është e pasur. Fjalët e ankesat i lëmë për të dobëtit, punën e veprat i mbajmë për të fortit. LDK është e fortë, prandaj as nuk shan, as nuk ofendon, as nuk përçan edhe kur na shajnë edhe kur provojnë të na luftojnë. LDK ofron vizion të qartë”, tha kreu i LDK-së.