LajmeNdërkombëtare

Trumpi thotë se Evropa duhet të fokusohet tek Ukraina, jo te Grenlanda

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se Evropa duhet të përqendrohet te lufta e Ukrainës me Rusinë, e jo te Grenlanda.

Në një intervistë të shkurtër telefonike me televizionin “NBC News”, kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk e përjashtoi marrjen e ishullit nën kontroll me forcë, raporton gazeta “The Guardian”.

“Nuk kam koment” – i tha ai televizionit, kur iu shtrua kjo pyetje.

Presidenti amerikan e shprehu përsëri zemërimin e tij me Norvegjinë për mosndarjen e Çmimit Nobel për Paqe atij, duke thënë: “Norvegjia tërësisht e kontrollon atë [ndarjen e çmimit] pavarësisht se çfarë thonë. U pëlqen që të thonë se nuk kanë të bëjnë asgjë me të, por kanë gjithçka të bëjnë me të.”

Ai gjithashtu e shprehu pakënaqësinë me udhëheqësit evropianë që po përqendrohen te çështja e Grenlandës, territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës.

“Evropa duhet të përqendrohet te lufta mes Rusisë e Ukrainës, sepse, sinqerisht, e shihni se çfarë u ka sjellë. Kjo është ajo në të cilën duhet të përqendrohet Evropa – jo te Grenlanda” – deklaroi Trumpi.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button