Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Meksika nuk do të detyrohet të paguajë tarifa për mallrat që hyjnë nën paktin e tregtisë mes dy vendeve deri më 2 prill.
Trumpi nuk ka konfirmuar nëse suspendimi aplikohet edhe për Kanadanë, por fqinji i saj verior pret një përjashtim “të së njëjtës natyrë”, ka thënë një burim qeveritar kanadez për BBC-në.
Lëvizja e fundit është “zbythja” e dytë në dy ditë e Trumpit për tarifat.
Të mërkurën ai tha se do të kursente përkohësisht prodhuesit e veturave nga taksa prej 25% e importit vetëm pak ditë pasi kjo masë hyri në fuqi.
Në reagim ndaj pauzës së tarifave të Trumpit, presidentja meksikane Claudia Sheinbaum falënderoi republikanin dhe tha se do të vazhdojë të punojë me Shtëpinë e Bardhë për çështjet e sigurisë kufitare