Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Trump zgjat për 1 vit gjendjen e jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor

    24/06/2025 15:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Presidenti Donald Trump, ka zgjatur edhe për një vit urdhrin ekzekutiv për gjendjen e jashtëzakonshme në Ballkan.

    Në dokumentin zyrtar të publikuar në Regjistrin Federal, thuhet se situata në rajonin e Ballkanit, vazhdon të përbëjë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të ShBA-së.

    Në njoftim theksohet se veprimet e individëve që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet për stabilizim në Ballkan, vazhdojnë të pengojnë përparimin demokratik dhe integrimin e rajonit në institucionet euroatlantike, shkruan “EuronewsAlbania”.

    Për këto arsye, presidenti amerikan ka vendosur që gjendja e jashtëzakonshme të mbetet në fuqi edhe për 12 muaj të tjerë.

    Ky vendim do t’i transmetohet Kongresit dhe është bërë zyrtar me publikimin në Regjistrin Federal.

    “Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkan, duke përfshirë aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetet përçarëse, dhe situata në Ballkan, e cila pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të madh për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të ShBA-së”, thuhet në urdhrin e nënshkruar nga Trump.

    Urdhri ekzekutiv u miratua për herë të parë më 26 qershor 2001, nga ish-presidenti George W. Bush, pas luftërave në Ballkan.

    Qëllimi ishte zbatimi i dispozitave të Ligjit për Kompetencat Ndërkombëtare të Emergjencave Ekonomike, për t’i trajtuar “kërcënimet e pazakonta dhe të jashtëzakonshme për sigurinë e vendit dhe politikën e jashtme të ShBA-së”.

    Masat i referoheshin asokohe situatës në Maqedoninë e Veriut, shkeljes së Marrëveshjeve së Dejtonit në Bosnje e Hercegovinë apo Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuar për Kosovën.

    Presidenti i ShBA-së më pas e ndryshoi atë urdhër me “Urdhrin Ekzekutiv 13304” më 28 maj 2003, për të ndërmarrë hapa shtesë në lidhje me veprime të caktuara që pengojnë zbatimin, ndër të tjera, të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001 në lidhje me Maqedoninë e Veriut.

    Gjithashtu, më 8 qershor 2021, u miratua “Urdhri Ekzekutiv 14033”, i cili zgjeroi shtrirjen e gjendjes së jashtëzakonshme në nivel kombëtar.

    Në këtë urdhër thuhet se situata në territorin e ish-Jugosllavisë dhe në Shqipëri gjatë dy dekadave të fundit – duke përfshirë cenimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës pas rënies së Jugosllavisë, si dhe korrupsionin e përhapur në qeveri dhe institucione të ndryshme në Ballkan – pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike.

    Artikuj të ngjashëm

    Natyra Kuçi merr përkrahjen në garën për Deçan nga Florin Krasniqi

    Pas armëpushimit, hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturimet ndërkombëtare

    Shtatë skuadra deri më tani kanë siguruar kualifikimin në Kupën e Botës për Klube, tre janë nga Brazili

    Të Fundit

    Natyra Kuçi merr përkrahjen në garën për Deçan nga Florin Krasniqi

    Pas armëpushimit, hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturimet ndërkombëtare

    Shtatë skuadra deri më tani kanë siguruar kualifikimin në Kupën e Botës për Klube, tre janë nga Brazili

    Jeton Raka, kandidat i VV’së për kryetar të Kaçanikut

    Mustafa: Kurti nuk dëshiron ta bëjë Haxhiun kryetare të Kuvendit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.