Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Trump: Vështirë t’i kërkohet Izraelit që t’i ndalë sulmet në Iran – Evropa s’mund të ndihmojë në këtë situatë

    20/06/2025 22:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se është e vështirë për t’i kërkuar Izraelit t’i ndalojë sulmet ajrore ndaj Iranit.

    Trump u shpreh se po angazhohet për një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit, por sipas tij, një kërkesë e tillë do të ishte e vështirë duke marrë parasysh sukseset ushtarake të Izraelit.

    “Mendoj se është shumë e vështirë ta bësh një kërkesë të tillë tani, nëse dikush po fiton. Dhe, është akoma më e vështirë ta bësh këtë kur dikush është duke humbur. Por ne jemi gati, të gatshëm dhe të aftë. Kemi folur me Iranin dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Trump, shkruan CNN.

    Trump hodhi poshtë përpjekjet evropiane për t’u angazhuar diplomatikisht me Iranin, duke thënë se ato nuk kishin ndihmuar përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit.

    “Ato nuk ndihmuan. Irani nuk dëshiron të flasë me Evropën. Ata duan të flasin me ne. Evropa nuk do të mund të ndihmojë në këtë rast”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Xhafer Tahiri njofton se do të garojë për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e LDK-së

    Tahiri: Kolapsin energjetik e solli keqpërdorimi i qindra milionave euro nga zyrtarët e LVV-së

    Çka deklaruan ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë e Britanisë në takimin me homologun e tyre iranian?

    Të Fundit

    Xhafer Tahiri njofton se do të garojë për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e LDK-së

    Trump: Vështirë t’i kërkohet Izraelit që t’i ndalë sulmet në Iran – Evropa s’mund të ndihmojë në këtë situatë

    Tahiri: Kolapsin energjetik e solli keqpërdorimi i qindra milionave euro nga zyrtarët e LVV-së

    Çka deklaruan ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë e Britanisë në takimin me homologun e tyre iranian?

    Guri – VV-së: Mos pritët me fsheh marrëveshjen me Listën Serbe pas deputetëve të LDK-së

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.