Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

    15/05/2025 22:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përsëritur të enjten dëshirën e tij për ta marrë nën kontroll Rripin e Gazës, duke thënë në një tryezë në Katar se SHBA-ja do ta “bënte atë një zonë të lirisë”.

    Ai shtoi se nuk ka mbetur më asgjë për të shpëtuar në tokën palestineze.

    Trump e përmendi për herë të parë idenë për Gazën në shkurt, kur tha se SHBA-ja do ta rindërtonte atë dhe do t’i detyronte palestinezët të shkonin gjëkundi.

    Plani i tij u dënua gjerësisht, dhe palestinezët, vendet arabe dhe Kombet e Bashkuara thanë se një gjë e tillë do të përbënte spastrimit etnik.

    Shumica e popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorësh është e zhvendosur brenda vendit, si pasojë e luftës së Izraelit, e cila i ka vrarë gati 53.000 palestinezë dhe ka shkatërruar pjesën më të madhe të enklavës.

    Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje.

    Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

    Duke folur para një grupi zyrtarësh dhe biznesmenësh në Katar, Trump tha: “Kam koncepte për Gazën që mendoj se janë shumë të mira: ta bëjmë një zonë të lirisë, duhet t’i lejoni Shtetet e Bashkuara të përfshihen”.

    Trump tha se kishte parë “pamje ajrore ku, dua të them, nuk ka pothuajse asnjë ndërtesë në këmbë. Nuk është se mund të tentosh të shpëtosh diçka. Nuk ka ndërtesa. Njerëzit po jetojnë nën rrënojat e ndërtesave të shembura, gjë që është e papranueshme”.

    “Dua që ajo (Gaza) të bëhet një zonë lirie. Dhe, nëse është e nevojshme, mendoj se do të isha krenar që Shtetet e Bashkuara ta kenë atë, ta marrin atë, dhe ta bëjnë zonë lirie”, shtoi ai.

    Trump ka thënë më parë se dëshiron ta shndërrojë Gazën në “Rivierën e Lindjes së Mesme”.

    Palestinezët e kundërshtojnë fuqishëm çdo plan që nënkupton largimin e tyre nga Gaza, duke e krahasuar këtë ide me “Nakba”-n e vitit 1948, apo “katastrofën”, kur qindra mijëra u dëbuan nga shtëpitë e tyre gjatë luftës që çoi në krijimin e Izraelit. Shumë prej tyre thonë se më parë do të parapëlqenin të jetonin në rrënojat e shtëpive të tyre.

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka përshkruar idenë e Trump si “vizion të guximshëm” dhe ka thënë se ai dhe presidenti amerikan kanë diskutuar se cilat vende mund të jenë të gatshme të pranojnë palestinezë që largohen nga Gaza./REL

    Artikuj të ngjashëm

    “Jemi kundër politikave pushtuese!”, SHBA me mesazh të qartë për Ballkanin dhe për liderët

    Shtëpia e Bardhë konfirmon planin e armëpushimit të paraqitur te Hamasi, pas miratimit të Izraelit

    SHBA po shqyrton 500% taksë për shtetet që blejnë energji nga Rusia

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.