Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Trump thotë se është arritur një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit

    24/06/2025 00:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në një postim në Truth Social, Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump tha se është arritur një armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit.

    Presidenti Trump tha se armëpushimi do të zgjasë fillimisht për 12 orë, dhe më pas, pas kalimit të afatit 24-orësh, do të shpallet përfundimi zyrtar i konfliktit 12-ditor.

    “URIME PËR TË GJITHË! Ka dakordim tlot midis Izraelit dhe Iranit që do të ketë një ARMËPUSHIM TË PLOTË DHE TOTAL (rreth 6 orë nga tani, kur Izraeli dhe Irani të kenë përfunduar dhe mbyllur misionet e tyre përfundimtare që janë në proces!), për 12 orë, dhe në atë pikë Lufta do të konsiderohet E MBYLLUR!”

    Ai përgëzoi të dy vendet për, siç u shpreh, “qëndrueshmërinë, guximin dhe inteligjencën.”

    Zyrtarisht, Irani do të nisë ARMËPUSHIMIN dhe, pas orës së 12-të, Izraeli do të nisë ARMËPUSHIMIN dhe, pas orës së 24-të, një FUND ZYRTAR i LUFTËS 12 DITORE do të përshëndetet nga e gjithë Bota. Gjatë çdo faze të ARMËPUSHIMIT, pala tjetër do të qëndrojë PAQËSORE dhe ME RESPEKT. Duke supozuar që gjithçka do të funksionojë siç duhet – dhe do të funksionojë – unë dua të përgëzoj të dyja vendet, Izraelin dhe Iranin, për qëndrueshmërinë, guximin dhe inteligjencën për ta përfunduar atë që duhet të quhet “LUFTA 12 DITORE.” Kjo ishte një luftë që mund të kishte zgjatur me vite dhe të shkatërronte të gjithë Lindjen e Mesme, por nuk ndodhi dhe kurrë nuk do të ndodhë! Zoti e bekoftë Izraelin, Zoti e bekoftë Iranin, Zoti e bekoftë Lindjen e Mesme, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ZOTI E BEKOFTË BOTËN!”

    Artikuj të ngjashëm

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin

    Trump pasi njoftoi se s’ka të lënduar dhe rrëzimin e raketave: Urime botë, është koha për paqe 

    Trump falënderon Iranin për përgjigjen e përmbajtur dhe inkurajon Izraelin të shkojë drejt paqes

    Të Fundit

    Trump thotë se është arritur një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit

    Katari rihap hapsirën ajrore pas sulmeve të Iranit

    Kryediplomati iranian: Jemi gati të përgjigjemi sërish nëse ShBA ndërmerr agresion tjetër

    Tahiri: Na kushtoi koalicioni me Nismën, AAK-ja në pikë të natës i ka 8%

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.