Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Trump tha se do heqë ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA, Gjykata pezullon urdhrin e tij

    23/01/2025 22:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një gjykatës federal tha të enjten se urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund të drejtës së marrjes së shtetësisë për shkak të lindjes në Amerikë, ishte “hapur jokushtetues” dhe se ai po lëshonte një urdhër të përkohshëm për ta bllokuar atë.

    Gjykatësi John Coughenour, i emëruar nga Ronald Reagan dhe që shërben në Seattle, miratoi kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit të Washington-it, Nick Brown, dhe tre shteteve të tjera të drejtuara nga demokratët për urdhrin emergjent që ndalon zbatimin e politikës për 14 ditët e ardhshme, ndërsa vazhdojnë debatet ligjore.

    “Kam qenë në gjykatë për mbi katër dekada. Nuk mund të kujtoj një rast tjetër ku pyetja e paraqitur ishte kaq e qartë,” tha Coughenour. “Ku ishin avokatët” kur u mor vendimi për të nënshkruar urdhrin ekzekutiv, pyeti gjykatësi. Ai tha se e kishte “turbulluar” mendjen fakti që një anëtar i avokatisë mund të pretendonte se urdhri ishte kushtetues.

    Shtetet e drejtuara nga demokratët po kërkojnë një urdhër të përkohshëm ndalimi, pasi argumentojnë se urdhri ekzekutiv i Trump-it është një shkelje e hapur e Amendamentit të 14-të të Kushtetutës, i cili garanton shtetësinë për të gjithë fëmijët e lindur në tokën amerikane dhe që i nënshtrohen juridiksionit të saj.

    Një avokat i shtetit të Washington-it, Lane Polozola, i tha gjykatësit se “lindjet nuk mund të ndalen” ndërsa gjykata shqyrton çështjen.

    Artikuj të ngjashëm

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    Trump thotë se sulmet amerikane ‘zhdukën’ programin bërthamor të Iranit

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.