Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur sërish “brilant” sulmin amerikan ndaj Iranit, ku tre qendra të centraleve bërthamore u goditën nga bombarduesit amerikanë, teksa komentoi se ai kishte arritur t’i hiqte Teheranit bombën nga duart dhe se ata ishin gati ta përdornin.
Në një koment në Truth Social megjithatë, Trump u mor edhe me polemikat, kryesisht me kongresmenin Thomas Massie nga Kentucky, i cili nuk i ka mbështetur sulmet, edhe pse është republikan.
Sipas Trump, ai nuk është një “MAGA” i vërtetë dhe është një kongresmen i dobët dhe jo efektiv.
Por, faktet sipas tij, flasin për sulmin e madh amerikan, i cili arriti të godasë thellë në kupolën iraniane të pasurimit të uraniumit