Presidenti amerikan, Donald Trump, duket se nuk e përjashton një ndryshim regjimi në Iran, duke thënë madje se nëse lidershipi iranian sot nuk arrin marrëveshje, atëherë pse të mos flitet për ndryshim regjimi, edhe pse termi atij vetë, nuk i duket i përshtatshëm.
Por, e ka gati sloganin: MIGA (Make Iran Great Again).
Kështu shkruan Trump në median e tij sociale Truth Social, ku flet për goditjen që SHBA-të i dhanë Republikës Islamike në tre centrale bërthamore.
Sipas Trump, dëmtimet në sitet nukleare janë “monumentale” dhe goditjet kanë qenë shumë të forta dhe të sakta.
Një mjeshtëri e madhe është treguar nga Ushtria amerikane sipas tij dhe për këtë i ka falënderuar