Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

    16/05/2025 21:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur me programin e tij bërthamor, i cili përparon me shpejtësi, teksa bisedimet mes dy vendeve po vazhdojnë.

    Kjo është hera e parë që Trump e pranon se ka një propozim amerikan për Teheranin, pas disa rundeve negociatash mes të dërguarit amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.


    Negociatat kanë kaluar në nivelin e “ekspertëve” – që do të thotë se të dyja palët po përpiqen të kuptojnë nëse mund të arrijnë pajtueshmëri për hollësitë e një marrëveshjeje të mundshme.Por, mosmarrëveshja kryesore mes tyre mbetet pasurimi i uraniumit nga Irani. Administrata Trump kërkon vazhdimisht që Teherani të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit, por republika islamike ngul këmbë se duhet ta lejohet të vazhdojë.

    Trump i bëri këto komente gjatë fluturimit me Air Force One, në përfundim të vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat ishin ndalesa e fundit e turit të tij në tri vende të Lindjes së Mesme, që përfshiu edhe Arabinë Saudite dhe Katarin.Në pothuajse çdo aktivitet që mori pjesë në rajon, ai theksoi se Irani nuk duhet të lejohet të zhvillojë bombë bërthamore – diçka që agjencitë amerikane të inteligjencës vlerësojnë se Teherani nuk është duke e ndjekur aktivisht, edhe pse programi i tij është pranë nivelit të nevojshëm për zhvillimin e armëve të tilla.

    Një gazetar e pyeti Trumpin: “Lidhur me Iranin, a u është dhënë atyre një propozim zyrtar nga SHBA? A e ka dorëzuar atë Steve Witkoff?”“Ata e kanë marrë një propozim”, u përgjigj Trump. “Por, më e rëndësishmja, ata e dinë që duhet të veprojnë shpejt, përndryshe diçka e keqe do të ndodhë”.

    Trump nuk dha hollësi për përmbajtjen e propozimit, dhe Irani nuk ka treguar deri tani nëse e ka marrë këtë propozim.Të enjten, Araghchi foli për gazetarët në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Teheran dhe tha se Irani nuk ka marrë ende asnjë propozim nga amerikanët.

    Zyrtarë iranianë dhe amerikanë kanë qenë në Oman dhe Romë për negociatat e ndërmjetësuara gjithmonë nga ministri i Jashtëm i Omanit, Badr al-Busaidi, një ndërmjetës i besueshëm mes dy kombeve.Bisedimet synojnë të kufizojnë programin bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së disa prej sanksioneve ekonomike shkatërruese që SHBA ka vendosur ndaj republikës islamike.
    Trump ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur se do të kryejë sulme ajrore ndaj programit të Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje.Zyrtarët iranianë po paralajmërojnë gjithnjë e më shumë se mund të ndjekin ndërtimin e një arme bërthamore me rezervat e tyre të uraniumit të pasuruar gati në nivel armësh.

    Artikuj të ngjashëm

    Trump: Irani ishte vetëm disa javë larg nga arma bërthamore

    WSJ: Trump-i miratoi privatisht planet e sulmit ndaj Iranit, por e ka pezulluar urdhrin përfundimtar

    Trumpi së shpejti në Dhomën e Situatave për përfshirjen e mundshme në konfliktin Izrael-Iran

    Të Fundit

    NYT: Izraeli beson se SHBA po përgatitet për sulm ndaj Iranit – mund të ndodhë brenda pak ditësh

    Zëvendëspresidenti amerikan: SHBA nuk duhet të përfshihet drejtpërdrejt në Iran

    Bajrami i fton në ballafaqim televiziv Kurtin dhe Rizvanollin: Keni rënë kokë e këmbë – s’ka propagandë që ju mbron më

    Reuters: ShBA-ja zhvendos bombarduesit B-2 në Guam, ndërsa Trumpi shqyrton sulmet ndaj Iranit

    Aksion i madh i Policisë po zhvillohet në Prizren: Po zhvillohet plani opertiv i sigurisë ‘Zona Verore 2025’

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.