Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Trump reagon ashpër për protestat në Los Angeles: Menjëherë, arrestoni njerëzit me maska

    09/06/2025 17:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti amerikan ka shkaktuar reagime të forta pasi ka publikuar një mesazh të drejtpërdrejtë dhe kërcënues në rrjetin social Truth Social.

    “Arrestoni njerëzit me maska, menjëherë”, shkroi Donald Trump.

    Ky mesazh, i cili po shpërndahet me shpejtësi në mediat amerikane dhe ndërkombëtare, duket se i referohet protestuesve të maskuar që kanë dalë në rrugët e Los Angelesit gjatë demonstratave të fundit.

    Trump ka qenë vazhdimisht kritik ndaj protestave që ai i konsideron “të dhunshme” dhe shpesh ka kërkuar masa të ashpra ndaj pjesëmarrësve, sidomos kur përfshihen simbole të njohura të grupeve antifashiste apo të organizatave të majta

    Në këtë rast, përdorimi i fjalës “menjëherë” në urdhrin e tij publik ka ngritur shqetësime për ndërhyrje të mundshme pa urdhër gjykate dhe për shkelje të lirive qytetare.

    Zyrtarë të shtetit të Kalifornisë ende nuk kanë komentuar drejtpërdrejt mesazhin, por guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom ka paralajmëruar më herët për veprime “provokuese dhe të paligjshme” nga ana e administratës federale, pas dërgimit të Gardës Kombëtare në shtet pa miratimin e tij.

    Ky është vetëm një tjetër episod në përplasjen në rritje midis qeverisë federale dhe autoriteteve lokale në Kaliforni, në një kohë kur tensionet politike dhe shoqërore në Shtetet e Bashkuara po thellohen.

    Artikuj të ngjashëm

    Trump: Largimi i tij nga G7 s’ka lidhje me armëpushimin, është shumë më e madhe se kaq – na ndiqni

    Tahiri: Kosova sa më shpejt të ketë një Qeveri të re, por jo me Kurtin

    Peci: Të gjithë duhet t’i thirrim arsyes për nevojën që të kemi institucione

    Të Fundit

    Trump: Largimi i tij nga G7 s’ka lidhje me armëpushimin, është shumë më e madhe se kaq – na ndiqni

    Tahiri: Kosova sa më shpejt të ketë një Qeveri të re, por jo me Kurtin

    Peci: Të gjithë duhet t’i thirrim arsyes për nevojën që të kemi institucione

    Serbia e Bosnja kundër, çfarë përmban deklarata e përbashkët e SEECP që “përçau” Ballkanin në Tiranë

    Tragjedi në Gjermani: Dyshohet se nëna e futi foshnjen në lavatriçe

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.