Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar atë që duket të jetë një bisedë me tekst midis tij dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
“Urime dhe faleminderit për veprimin tuaj vendimtar ndaj Iranit”, thuhet në mesazhin e postuar nga Trump në Truth Social.
“Kjo ishte vërtet e jashtëzakonshme dhe diçka që askush tjetër nuk guxoi ta bënte”, thuhet ndwr tjera nw mesazh, transmeton Telegrafi
Mesazhi i gjatë, plot lëvdata për presidentin, thotë se ai “na ka bërë të gjithëve më të sigurt” dhe e përgëzon atë për shtyrjen e vendeve të NATO-s që të rrisin angazhimet e tyre të mbrojtjes në 5% të GDP-së deri në vitin 2035.
“Donald, na ke çuar në një moment vërtet shumë të rëndësishëm për Amerikën dhe Evropën, dhe botën”, thuhet në ‘screenshot’.
“Evropa do të paguajë në një mënyrë të madhe siç duhet, dhe kjo do të jetë fitorja juaj”, tha ndër tjera Rutte.