Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Amerika nuk do t’i mbrojë aleatët e NATO-s që nuk shpenzojnë sa duhet në mbrojtje.
“Mendoj se është diçka e logjikshme”, tha Trump, shkruan A2.
“Nëse ata nuk paguajnë, unë nuk do t’i mbroj”, ka shtuar Presidenti amerikan.
Trump shtoi se vendet anëtare të NATO-s nuk po paguajnë mjaftueshëm sa i përket fushës së mbrojtjes, duke u bërë thirrje që të shpenzojnë më shumë.
Trump ka deklaruar më tej se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky dëshiron të bëjë marrëveshje, ndërsa shtoi se të njëjtën gjë e dëshiron edhe Rusia: “Unë po ashtu mendoj se Rusia dëshiron të bëjë një marrëveshje, pasi në një mënyrë apo një tjetër, ata s’kanë zgjidhje tjetër”.