Presidenti Donald Trump hoqi të hënën sanksionet amerikane ndaj Sirisë , duke nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të zbatuar një premtim që bëri në maj.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve përpara nënshkrimit se veprimi i Trump ishte hartuar për të “promovuar dhe mbështetur rrugën e vendit drejt stabilitetit dhe paqes”, shkruan ABCNEWS.
Kur u takua me presidentin e ri të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, muajin e kaluar, Trump njoftoi se do të hiqte sanksionet shkatërruese të SHBA-së kundër Sirisë dhe i kërkoi al-Sharaa-s të përmbushte kushte të caktuara me shpresën se kjo do të stabilizonte vendin.
Këto kushte përfshinin normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët e Sirisë, përfshirë Izraelin , si dhe Shtetet e Bashkuara