Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Trump falënderon Iranin për përgjigjen e përmbajtur dhe inkurajon Izraelin të shkojë drejt paqes

    23/06/2025 22:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane për sulmin që kishte ndërmend të kryente në bazën amerikane në Katar dhe e ka falënderuar Republikën Islamike për këtë akt, i cili nuk lëndoi asnjë jetë amerikane.

    Përpos kësaj, qartazi, Trump ka ftuar palët (përfshi Izraelin) drejt uljes së tensioneve dhe drejt një paqeje të mundshme në Lindjen e Mesme.

    Përmes një publikimi në median e tij sociale Truth Social, Trump shkroi se Irani tashmë u përgjigj zyrtarisht ndaj sulmit amerikan, në një mënyrë shumë të dobët dhe për të cilën amerikanët ishin njoftuar dhe morën të gjitha masat për t’i asgjësuar sulmet.

    Më pas, ai thotë se shpreson që pas këtij sulmi, të mos ketë më “urrejtje” dhe ftoi palët që përmes përkushtimit të tij, të vazhdojnë një rrugë drejt paqes dhe harmonisë në rajon.

    Mesazhi i plotë i Trump
    Irani zyrtarisht i është përgjigjur shkatërrimit tonë të objekteve të tyre bërthamore me një përgjigje shumë të dobët, të cilën e prisnim dhe e kemi kundërshtuar në mënyrë shumë efektive. Janë qëlluar 14 raketa – 13 u rrëzuan dhe 1 u “lirua”, sepse po shkonte në një drejtim jo kërcënues. Jam i kënaqur të raportoj se ASNJË amerikan nuk u lëndua dhe mezi u shkaktua ndonjë dëm.

    Më e rëndësishmja, ata i kanë nxjerrë të gjitha nga “sistemi” i tyre dhe, shpresojmë, nuk do të ketë më URREJTJE.

    Dua të falënderoj Iranin që na dha njoftim të hershëm, gjë që bëri të mundur që të mos humbiste asnjë jetë dhe askush të mos lëndohej.

    Ndoshta Irani tani mund të vazhdojë drejt Paqes dhe Harmonisë në Rajon dhe unë do ta inkurajoj me entuziazëm Izraelin të bëjë të njëjtën gjë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!

    DONALD J. TRUMP, PRESIDENT I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS.

    Artikuj të ngjashëm

     Si reaguan qytetarët në Dubai ndaj raketave të Iranit drejt bazës amerikane?

    Nënsekretari i ShBA-së për kontrollin e armëve merr pjesë në Samitin e NATO-s në Hagë

    Cilat janë bazat kryesore amerikane në Lindje të Mesme?

    Të Fundit

    Trump falënderon Iranin për përgjigjen e përmbajtur dhe inkurajon Izraelin të shkojë drejt paqes

    Elshani: Kemi biseduar me Arsenijeviçin, do të intervistohet si të mbërrijë në kufi

     Si reaguan qytetarët në Dubai ndaj raketave të Iranit drejt bazës amerikane?

    Khamenei shfaq flamurin amerikan duke u djegur: S’i nënshtrohemi askujt

    Katari del me njoftim të ri: Nuk ka arsye për shqetësim

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.