Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

     Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

    17/05/2025 09:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi mbrëmjen e sotme se brenda dy ose tre javëve të ardhshme, zyrtarët amerikanë do t’u dërgojnë letra vendeve të ndryshme, në të cilat do të përshkruajnë se “sa do të paguajnë për të bërë biznes” me Uashingtonin.

    Kjo deklaratë u bë përpara se ai të nisej nga Abu Dhabi, ndalesa e fundit e turneut të tij katërditor në vendet e Gjirit. Trump nuk dha sqarime të mëtejshme se çfarë nënkuptonte saktësisht.

    Deklarata e Trumpo vjen në një kohë kur Kina dhe Shtetet e Bashkuara njoftuan një armëpushim në luftën e tyre tregtare të hënën, pas bisedimeve midis përfaqësuesve të tyre në Zvicër. Trump iu referua këtij zhvillimi, si dhe marrëveshjes së veçantë tregtare që nënshkroi me Britaninë.

    “Në një moment gjatë dy ose tre javëve të ardhshme, mendoj se Sekretari i Thesarit Scott Bessant dhe Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick do të dërgojnë letra duke u thënë njerëzve se sa do të paguajnë për të bërë biznes me Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

    Trump më tej tha se zyrtarët amerikanë nuk janë në gjendje të takohen me “të gjitha 150 vendet që duan një marrëveshje” me Uashingtonin.
    Javën e kaluar, SHBA-të arritën një marrëveshje të kufizuar tregtare me Britaninë. Sipas kësaj, tarifat prej 10% mbi eksportet britanike mbeten në fuqi, por tarifat më të larta mbi çelikun dhe makinat do të ulen. (A2 Televizion)

    Artikuj të ngjashëm

    “Jemi kundër politikave pushtuese!”, SHBA me mesazh të qartë për Ballkanin dhe për liderët

    Shtëpia e Bardhë konfirmon planin e armëpushimit të paraqitur te Hamasi, pas miratimit të Izraelit

    SHBA po shqyrton 500% taksë për shtetet që blejnë energji nga Rusia

    Të Fundit

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Përparim Rama ia dorëzon Çelësin e Prishtinës Ekrem Bardhës, biznesmen dhe veprimtar shqiptaro – amerikan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.