Një postim në Truth Social i presidentit amerikan Donald Trump kundër Dmitry Medvedev duket se ka bërë këtë të fundit të kafshojë gjuhën për disa deklarata bërthamore rreth Iranit.
Medvedev, zv.kryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, pati thënë se Irani ka aleatë që mund t’i japin armë bërthamore.
Trump e pati kapur këtë detaj dhe bëri një postim të gjatë në median e tij sociale, duke në fakt e zbërthyer deklaratën e Medvedev dhe duke e bërë atë “të flasë me vete”.
“Pasurimi i materialit bërthamor – dhe, tani mund ta themi hapur, prodhimi i ardhshëm i armëve bërthamore – do të vazhdojë”, tha Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, në një postim të së dielës X. “Një numër vendesh janë gati ta furnizojnë drejtpërdrejt Iranin me kokat e tyre bërthamore.”
Trump shkroi në Truth Social për të pyetur nëse Medvedev po “përdorte fjalën me ‘N’ (Nukleare!) rastësisht”.
“A e tha vërtet këtë apo është thjesht një pjellë e imagjinatës sime? Nëse e tha këtë, dhe, nëse konfirmohet, ju lutem më njoftoni, MENJËHERË. Fjala ‘N’ nuk duhet të trajtohet kaq rastësisht”, tha Trumë në publikim,
Trump vuri në dukje aftësinë e Amerikës për të lëshuar raketa bërthamore nga të njëjtat nëndetëse që qëlluan raketa jo-bërthamore në objektet bërthamore të Iranit në Natanz dhe Isfahan.
“Ato janë armët më të fuqishme dhe vdekjeprurëse të ndërtuara ndonjëherë, dhe sapo lëshuan 30 Tomahawk – të 30 goditën shenjën e tyre në mënyrë perfekte”, shkroi Trump mbi nëndetëset.
Ndërsa, pak orë më vonë, Medvedev duke se “u pendua” për deklaratat dhe “kafshoi gjuhën”, duke u shprehur se në fakt ai nuk e pati fjalën për Rusinë, por për aleatët e tjerë të Iranit, të cilët mund t’i japin armë bërthamore Republikës Islamike.