Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve. Këto raste bëhen edhe më të tmerrshme kur viktima janë vajzat e mitura, nën moshën 18-vjeçare.
Një rast shumë i rëndë i abuzimit seksual është raportuar së fundmi në Gjakovë, ku një vajzë me aftësi të kufizuara mendore është shfrytëzuar seksualisht dhe tani është në muajin e pestë të shtatzënisë.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se rasti është denoncuar nga babai i viktimës, i cili është paraqitur në stacionin policor së bashku me vajzën e tij, duke deklaruar se ajo është shfrytëzuar seksualisht nga një i mitur rreth 16-vjeçar.
Sipas burimeve nga Policia, përpos viktimës edhe i dyshuari është me aftësi të kufizuara mendore.
Njësia Rajonale e Hetimeve po merret me rastin, ndërsa për këtë është njoftuar edhe prokurori për krime të rënda.
Me udhëzimin e tij, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Hetimet për këtë rast të ndjeshëm po vazhdojnë