Aeroplani që transportonte një paciente dhe nënën e saj u rrëzua të premten në mbrëmje në verilindje të Filadelfias, duke shkaktuar një shpërthim të madh.
Në aeroplan ndodheshin gjashtë persona, përfshirë pacienten dhe nënën e saj, të cilat po ktheheshin në Meksikë pas trajtimit mjekësor, deklaroi Shai Gold, zëdhënësi i operatorit ajror Jet Rescue Air Ambulance.
Në bord ishin gjithashtu katër anëtarë të ekuipazhit: piloti, bashkëpiloti, një infermier dhe një mjek, shkruan nypost.
Kliko: VIDEO
Të gjashtë personat në bord ishin shtetas meksikanë, sipas Ministrisë së Jashtme të Meksikës.
“Në këtë moment nuk mund të konfirmojmë nëse ka të mbijetuar”, tha kompania e shërbimit emergjent. Për shkak të shpërthimit të madh, disa persona në afërsi gjithashtu u plagosën.
“Në këtë fazë, emrat nuk do të publikohen derisa familjarët të jenë njoftuar”, thuhet në deklaratën e Jet Rescue.
Ndryshe, ditë më parë u rrëzua një aeroplan me rreth 70 persona në bord në Washington D.C.