Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    Trishtimi nga intervista e Nasim Haradinajt

    03/01/2025 13:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shkruan Bedri Halimi

    Një nga gjërat e shumta që më bënë përshtypje në intervistën e Nasim Haradinajt, është qëndrimi i “drejtorit të ri” të burgut të Hagës në ditën që u lirua nga burgu Nasimi.

    Sipas Nasimit, në dhomë i është lejuar të ketë kompjuter, por pa qasje në internet (kjo gjë është e logjikshme dhe dihet).

    Në këtë kompjuter, Nasimi tregoi se i ka shkruar disa nga kujtimet e tij. Ato i ka incizuar në një CD, të cilën ka menduar ta marr me vete, në ditën që do të dalë nga burgu.

    Mirëpo, “drejtori i ri” i burgut, ja paska kërkuar atë CD, që njëherë duhet ta kenë në dorë organet e burgut, duke i premtuar se pas verifikimit, do të ja dërgojnë atë CD!!! Duke pasur parasysh (gjithmonë sipas tij – Nasimit) se sa janë vonuar librat, apo rrobat e dërguara nga jashtë, (nga një ditë deri në një muaj), atëherë kuptohet se ajo CD, kur do t’i arrinte dhe a do t’i arrinte fare ndonjëherë.

    Si rrjedhojë, në prezencë të drejtorit të burgut, Nasimi e paska thye CD-në, duke mos ja dhënë “drejtorit të ri”, sepse sipas tij (Nasimit), kurrë më ajo CD nuk do t’i kthehej.

    Ky veprim i “drejtorit të ri” se ç’m’i kujtoj burgjet serbe e ish jugosllave, që kur dilte i burgosuri nga burgu, përkujdeseshin tamam si ky “drejtori i ri”, që të burgosurit të mos merrnin nga burgu, asgjë me vete, për të nxjerrë përjashta.

    Por në këtë pikë, ka një dallim të vogël: në burgjet serbe e jugosllave, këtë punë e kryenin gardianët e burgut, të shoqëruar eventualisht nga ndonjë mbikëqyrës (nadzornik) i burgut, dhe kurrë, në kryerjen e kësaj pune, nuk merrte pjesë, asnjë drejtor, i asnjë burgu, as në Serbi e as në republikat tjera të ish Jugosllavisë. Kështu që, krahas trishtimit që ndjeva, rreth funksionimit të kësaj logjike, uroj që Nasim Haradinaj, t’i rishkruaj ato kujtime dhe t’i botoj si libër të veçantë.

    Madje pse jo, të përkthyera edhe në gjuhën angleze. Besoj se këtë gjë Nasim Haradinaj e din. Le të ketë jetë e shëndet.

    Artikuj të ngjashëm

    KUSH JANË DENONCUESIT E ÇLIRIMTARËVE TË KOSOVËS?

    Disa shqetësime rreth gjykatës së Hagës, pas disa zhvillimeve të çuditshme në këtë gjykatë…

    BEDRI HALIMI – Veprimtar e intelektual shumëdimensional

    Të Fundit

    Lladrovci: S’ka bir nëne që më heq nga PDK-ja

    Kurti e Vuçiq përballen sot në Shkup

    Sot tentimi i 40-të me radhë për konstituimin e Kuvendit

    Sot mot me diell, temperaturat deri në 32 gradë Celsius

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.