Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Tri herë kampion, njihuni me 8-vjeçarin që po shkëlqen në garat ndërkombëtare të matematikës

    21/12/2022 19:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Detyrat dhe llogaritjet janë pasion për 8-vjeçarin nga Prishtina, Lum Rrahmani, i cili së fundmi është zgjedhur fitues i vendit të parë në garat ndërkombëtare të matematikës në Dubai, shkruan GazetaDemos.


    8-vjeçari, nxënës i klasës së tretë, arriti t’i zgjidhë 46 detyra në më pak se tre minuta, në garën ku pjesëmarrës ishin 22 shtete të botës, me mbi 2000 fëmijë.


    Në një intervistë për Gazetën Demos ai ka treguar pak nga eksperienca në Dubai.


    “Unë e kam mbajt garën e matematikës në Dubai, kam zënë vendin e parë dhe jam gëzuar shumë”, është shprehur nxënësi i klasës së tretë.


    Megjithatë, kjo nuk është diçka e re për nxënësin e klasës së tretë, pasi fitues i vendit të parë është zgjedhur për të tretën herë radhazi.


    Lumi përveç shkollës, shkon edhe në akademinë “Brainobrain”, kursi në të cilin ushtrohet për matematikë.


    Mësuesja e tij nga “Brainobrain”, Vjosa Gashi, thotë se suksesi i tij i ka bërë shumë krenarë.


    “Gara ka qenë vetëm tre minuta dhe lumi ka garuar për nivelin e tij, për nivelin e pestë ku ka mbledhje, zbritje, pjesëtim, shumëzim, ku gara është dashur të përfundohet brenda tre minutave, ku krahas shpejtësisë është kërkuar edhe saktësia. Lumi ia ka dalë mjaft mirë, duke na bërë krenarë me vendin e parë, në kategorinë e tij”, ka potencuar ajo.


    Ani pse tashmë vijon mësimet në klasën e tretë, detyrat me numra prishtinasi ka filluar t’i zgjidhë që nga mosha 3-vjeçare, ende pa e filluar shkollën.


    Rrëfimin e tij të plotë mund ta ndiqni këtu:

    Të Fundit

    Gjermania nuk është më destinacioni kryesor për azilkërkuesit në Evropë

    Haziri: Unë s’jap votë për shpërndarje të Kuvendit, Kosova s’ka komoditet me shku në zgjedhje

    Ekstradohet nga Dubai shqiptari në kërkim, i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge

    Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

    “Çka po do opozita?” – deputeti i VV-së publikon “skenarin” e dështimit të seancave të Kuvendit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.