Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë, kundërshtojnë studentët nga Presheva: Vendim i palogjikshëm

    25/01/2022 17:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Vendimi i Qeverisë që për të hyrë në Kosovë qytetarët duhet të posedojnë vërtetimin e vaksinimit me tri doza, ose dy doza dhe një test PCR negativ, duket se po ndikon negativisht edhe tek studentët që jetojnë jashtë Kosovës.

    Ky vendim po kundërshtohet nga studentët e luginës së Preshevës, të cilët në forma të ndryshme po shprehin pakënaqësinë e tyre, shkruan Gazeta Demos.

    Egzona Hajrullahu, studente e vitit të parë Master në Universitetin e Prishtinës, thotë se këtë vendim se konsideron si të nxituar dhe shumë të dëmshëm për studentët.

    Egzona Hajrullahu, studente në Departamentin e Sociologjisë – Universiteti i Prishtinës

    “Pothuajse të gjithë studentët jemi të vaksionuar deri në dozën e dytë, dhe kërkesa që të lejohet hyrja vetëm me dozën e tretë ka shkaktuar vështirësi në hyrjen e shtetit të Kosovës”, tha ajo për Gazetën Demos.

    Hajrullahu e cila studion në Departamentin e Sociologjisë, tha se këto kohë hyrje-daljet në Kosovë. janë më të shpeshta për studentët e luginës, për shkak të afatit të provimeve që mbahet në Janar dhe Shkurt, dhe sipas saj masat e Qeverisë po e vëshirësojnë këtë proces.

    Mes tjerash ajo tha se bërja e testit PCR sa herë që ju duhet të udhëtojnë për në Kosovë është e kushtueshme për studentët.

    “Gjithashtu, dëshmia e PCR Testit është e kushtueshme për ne dhe është e pamundur të përballohet kostoja e saj në çdo 48h”, u shpreh tutje Hajrullahu.

    Tutje ajo tha se këto masa duhet të ndryshohen dhe asnjë student të mos kthehet pas në kufi.

    “Kërkesa jonë vazhdon të mbetet e njejtë ndaj institucioneve dhe qeverisë së Kosovës, asnjë student nga lugina të mos kthehet pas për shkak të mungesës së dozës së tretë dhe PCR testit”, shtoi studentja nga Presheva.

    Në anën tjetër, lidhur me këtë kanë reaguar edhe nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” (PS-UP), të cilët kërkojnë shqyrtimin e masave anti-COVID për studentët e luginës së Preshevës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Shqipërisë.

    Nënkryetari i Parlamentit Studentor, Fatlind Azizi, në një prononcim për Gazetën Demos tha se ky vendim i Qeverisë ka zhgënjyer Parlamentin Studentor.

    Fatlind Azizi, nënkryetar i Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës

    “Parlamenti Studentor është i zhgënjyer me masat që ka ndërmarrur Qeveria e Kosovës, pasi që është duke penalizuar shumë studentët nga Lugina e Preshevës, Maqedonia, Shqipëria dhe trojet tjera”, u shpreh Azizi.

    Më tej ai bëri të ditur se përveç reagimit publik, PS-UP-ja ka dërguar kërkesë zyrtare në institucionet kompetente, por ende nuk ka marrë përgjigje.

    “Ne përpos postimit dhe reagimit tonë nëpër rrjetet sociale, i kemi dërguar kërkesë zyrtare nëpërmjet emailit edhe Kryeministrit, Ministrit të Shëndetësisë dhe Ministres së Arsimit, por fatkeqësisht nuk kemi pranuar përgjigje ende”, tha nënkryetari i Parlamentit Studentor.

    Mes tjerash Azizi foli edhe për ankesat që kanë pranuar nga studentët.

    “Ka shumë ankesa nga studentët që vijnë nga jashtë Kosovës, pasi që po u mohohet e drejta themelore e lëvizjes së lirë dhe e lirisë së studimit. Kosova është vendi i të gjithë shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë që kontribuojnë për zhvillimin e shtetit tonë”, tha ai për Gazetën Demos.

    Ndërkaq, ky vendim po vështirëson edhe pjesëmarrjen e studentëve në provime.

    Këtë e konfirmon edhe Azizi, i cili gjithashtu vjen nga Presheva, duke bërë të ditur se ka mungesë të qendrave të testimeve në luginën e Preshevës, ku studentëve iu pamundësohet të bëjnë testin PCR sa herë që ju duhet të kalojnë kufirin për në Kosovë.

    “Po e ka vështirësuar pjesëmarrjen në provime pasi që kalimi i kufirit është tani gati i pamundur me masat e tilla të vendosura, për shkak të mungesës së qendrës së testimeve në Preshevë, Bujanpc dhe Medvegjë dhe kostos së lartë për bërjen e një PCR testi që shkon më tepër se 30 euro”, deklaroi ai.

    Nënkryetari i PS-UP-së thotë se do të vazhdojnë të insistojnë për largimin e këtyre masave.

    “Si parlament do të insistojmë që kjo masë duhet të largohet pasi që është e palogjikshme dhe e pa menduar mirë. Shumica absolute e qytetarëve na kanë mbështetur prandaj besoj që Qeveria do të duhej brenda javës t’i rishikonte këto masa që të mos i komplikonte gjërat edhe më tepër”, u shpreh Azizi.

    Përhapja e koronavirusit ka prekur edhe arsimin e ulët, ku në shumë qytete shkollat kanë kaluar në mësim online.

    Kujtojmë, se vendimi i Qeverisë për masat e reja anti-COVID ka hyrë në fuqi më datën 22 janar dhe vlen deri më 4 shkurt të këtij viti.

    Ndërkaq, momentalisht në Kosovë janë 21.668 raste aktive me COVID-19./ Gazeta Demos

    Artikuj të ngjashëm

    Vazhdon pasivizimi i shqiptarëve në Serbi, Sinani: Në Preshevë ka nis në mas të madhe

    Kamberi: Pushteti në Serbi është i koncentruar në një elitë, në rastin e Vuçiqit tek ai personalisht

    Sinani: Ky 28 Nëntor i bëri bashkë shqiptarët e Luginës në një atmosferë të ngrohtë

    Të Fundit

    Spitale të mbingarkuara nga vala e të nxehtit në Itali

    Protesta të reja në Beograd dhe qytete të tjera, studentët bllokojnë rrugët

    Izraeli i kërkon Kinës të ndalë Iranin: Do të shembej nëse ndalon blerjen e naftës

    Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe të tjerët paraqiten në gjykatë

    Amerika pezullon dërgimin e armëve kyçe për mbrojtjen e Ukrainës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.