Zlatan Ibrahimovic është gati të rinovojë me Milanin edhe për një sezon.
Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, qendërsulmuesi suedez nuk ka reshtur së menduari për të ardhmen e tij si futbollist.
Siç ka thënë gjithmonë, ai do të vazhdojë të dëgjojë trupin e tij, ndërsa ideja është të ecë përpara.
Synimi është që ta mbyllë karrierën e tij me një trofe te kuqezinjtë.
Po kështu, ndoshta do të synojë Kupën e Botës në dhjetor, për sa kohë që Suedia e ktheu në kombëtare dhe beson te shërbimet e sulmuesit 40-vjeçar në funksion të “Katar 2022”.