Trepça e ka shkruar historinë në klub duke e fituar ndeshjen e parë në Champions League ndaj ekipit të Qipros, Keravnos me rezultat 82:79.
Çereku i parë u takoi “Minatorëve”, të cilët e fituan atë me rezultat 23:14, kurse çerekun e dytë, e fitoi Keravnosi me rezultat 21:30.
Trepça u kthye në lojë sërish në çerekun e tretë, duke e fituar me shtatë pikë diferencë, përkatësisht me rezultat 19:12.
Ndeshja u bë interesante në fund të takimit, ku Trepça ishte duke u mposhtur me një pikë diferencë, por një treshe e riktheu ekipin mitrovicas te fitorja me rezultat 82:37.