Trepça po shkon drejt mbrojtjes së titullit të Kampionit.
“Xehtarët” para tifozëve vendas në palestrën ”Minatori” shënuan fitore ndaj Bashkimit në ndeshjen e katërt finale, me rezultat 78-74.
Trepça tani udhëheq serinë e fitoreve, me rezultat 3-1, derisa i duhet edhe një fitore për tu rikonfirmuar si Kampion i Kosovës.
Wendell Green i Bashkimit ishte basketbollisti më i dalluar në ndeshje, me 34 pikë të shënuara, derisa te Trepça u dallua Michael Myres Jr, me 21 pikë.
Ndeshja e radhës zhvillohet ditën e diel, më 18 maj, në palestrën ”Sezai Suroi” në Prizren