Klubi basketbollistik Trepça është bërë finalisti i parë i Kupës së Kosovës, pasi eliminoi rivalin e vjetër Prishtinën në gjysmëfinale.
Skuadra mitrovicase fitoi me rezultat bindës 84:66 (22:21, 21:15, 26:16, 15:14).
Çereku i parë ishte shumë i barabartë, ku Trepça e mbylli me vetëm një pikë epërsi 22:21. Mirëpo, pas kësaj vendasit ishin krejtësisht në nivel tjetër.
Në çerekun e dytë e rritën avantazhin në gjashtë pikë epërsi 21:15, ku epilogu i kësaj pjese doli të jetë 43:36.
Kur pritej që Prishtina të këndellet, Trepça i dha goidtjen e rëndë për ta mbyllur me 10 pikë epërsi në çerekun e tretë 26:16.
Ndërkohë, fitoren Trepça e vulosi edhe në çerekun e fundit, ku e mbylli me rezultat 15:14.
Më i miri të Trepça ishte Mikaile Tmusic me 23 pikë, ndihmuar nga Cotton me 15 pikë, derisa te Prishtina u dallua Janjeva me 15 pikë.