Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Trepça gjobitet mbi 3000 euro për ndeshjen me Pejën

    13/05/2022 21:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Federata e Basketbollit të Kosovës nëpërmjet informatorit zyrtar në sajtin e vet, ka publikuar sot dënimet e shqiptuara për akterët e përfshirë në duelet e dyta gjysmëfinale të ”play off”-it.

    Përpos dënimeve në ndeshjen mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, më shumë bien në sy ato të shqiptuara për derbin e djeshëm mes Trepçës dhe Pejës.

    Komesari i Garave, Faton Kurshumlija, të premten mori vendimet për ndeshjen Trepça – Peja. Ai ka vlerësuar se organizimi i ndeshjes nuk ishte i mirë. Edhe sjelljet e shikuesve janë vlerësuar jo të mira. Sipas vendimit, ka pasur hedhje të gjësendeve në fushë, ofendime e sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë dhe hyrje të personave jozyrtarë në fushë.

    Fitorja e djeshme ndaj Pejës, mitrovicasve dje ju ka kushtuar mbi 3 mijë euro e kjo është një shifër goxha e lartë për ekipin organizator.

    1. Ljubomir Minchev ( Trepça ) Konform Nenit 50.2 te PG denohet me 300 euro (gjobë për teknike).

    2. KB Trepça , Konform Nenit 49.3 te PG denohet me 400 euro (Gjobë për hudhje të gjësendeve të forta).

    3. KB Trepça , Konform Nenit 48.15 te PG denohet me 500 euro (Gjobë për organizimi të dobët të ndeshjes).

    4. KB Trepça , Konform Nenit 49.6 te PG denohet me 200 euro (Gjobë për sjellje josportive të shikuesve ndaj gjyqtarëve, lojtarëve mik dhe personave zyrtarë).

    5. KB Trepça , Konform Nenit 49.11 te PG denohet me 1.500 euro (Gjobë për hyrje të personave zyrtarë në lokalin ku përpilohet raporti i vëzhguesit).

    6. KB Trepça , Konform Nenit 49.6.1 te PG denohet me 200 euro (Gjobë për largimin në teshatore pas vërejtjes).

    Në anën tjetër për ekipin e Pejës u shqiptua vetëm një dënim.

    1. Marian Dokuzovski (Peja) Konform Nenit 50.2 te PG denohet me 300 euro (gjobë për teknike).

    E në duelin tjetër gjysmëfinal mes Yllit dhe Prishtinës, vendasit u dënuan me 1000 mijë euro, derisa pa dënim s’shpëtoi as Prishtina.

    1. Golden Eagle Ylli , Konform Nenit 49.9 te PG denohet me 300 euro.

    2. Golden Eagle Ylli, Konform Nenit 49.9.2 te PG denohet me 700 euro.

    3. Jan Palokaj ( Sigal Prishtina) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 200 euro

    Artikuj të ngjashëm

    Spektakël i garantuar, Trepça dhe Sigal Prishtina përballen sonte në ‘Play off’

    KB Peja mposht Yllin dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Play Offit

    Rrëshqitja e gurëve në Rugovë, flasin nga Komuna e Pejës

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.