Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Trepça dënohet me 1 mijë e 400 euro

    20/01/2023 14:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar vendimet e radhës për dënimet e klubeve, trajnerëve dhe lojtarëve.

    Dënimin më të madh e ka marrë KB Trepça, e cila është dënuar me 1,400 euro, kurse pa dënim nuk ka shpëtuar as KB Vëllaznimi, i cili është gjobitur me 600 euro, raporton KP.

    Trepça është dënuar për shkak të sjelljes josportive të shikuesve si dhe për largimin në zhveshtore pas vërejtjes së parë nga gjyqtari i parë për pesë minuta.

    Në çerekun e tretë tifozët kanë filluar të ofendojnë në kor ekipin vendas fillimisht, e më pas edhe drejt zyrtarëve të FBK-së dhe të ndeshjes. Ofendimet kanë vazhduar dhe është vendosur që të zbrazet palestra, përveç zonës VIP. Gjatë kohës kur ekipet ishin në zhveshtore janë hedhur disa shkrepëse dhe shishe plastike.

    Ndërkaq, Vëllaznimi është dënuar për shkak të sjelljes josportive të tifozëve si dhe për mos vendosje të flamurit shtetëror e mos intonim të himnit shtetëror.

    Po ashtu, pa dënime nuk kanë shpëtuar as KB Prizreni, trajneri i KB Prishtinës, Ahmet Kandemir dhe trajneri i KB Vëllaznimit, Josip Plantak.

    Artikuj të ngjashëm

    Nuk shkoi që 5 javë në punë, Trepça ia shkëput kontratën një punëtori

    Trepça, kampion i Kosovës në basketboll

    Trepça: Nuk ua kemi ulur pagat punëtorëve!

    Të Fundit

    Dafina Zeqiri poston pamje: Kështu po duket trupi i saj pas lindjes

    FSK-ja po e realizon ushtrimin “Ujku Shigjetë”

    Spanca: Mbi 60 mijë euro për libra iu dhanë qytetarëve pa plotësuar kriteret

    Dogana e Kosovës kap drogë – u soll në Kosovë me dërgesë postare

    Hoti kritikon ashpër Kurtin: Nuk je kryeministër që i duhet Kosovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.