Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Trend i “frikshëm”/ Kjo është kartëmonedha e cila po falsifikohet më së shumti në Kosovë

    04/06/2022 23:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Vetëm përgjatë muajit maj, 54 kartëmonedha në vlerë prej 100 eurosh kanë rezultuar të falsifikuara. Që nga muaji janar, e deri në përfundim të majit, kartëmonedha më e falsifikuar ka qenë ajo 100-euroshe, ku janë identifikuar 176 sosh.

    Kështu, të paktën, ka bërë të ditur Agjencia e Kosovës për Forenzikë për lajmi.net, teksa totali i parave të falsifikuara që janë identifikuar në qarkullim është 303 sosh.

    “Nga ekzaminimi i kartëmonedhave 100 euro të cilat janë sjell në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë – Divizioni për Dokumenteve dhe Dorëshkrimeve, gjatë muajit Maj gjithsej të falsifikuara kanë rezultuar 54 kartëmonedha në vlerë prej 100 euro”, ka bërë të ditur Nadire Ibrahimi, Specialiste e Lartë e Dokumenteve dhe Dorëshkrimeve në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.

    Denominimi në vlerë prej 500 eurosh vijon të jetë e dyta prej kartëmonedhave të falsifikuara në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave tabelare të Agjencisë, 43 kartëmonedha prej 500 eurosh përgjatë kësaj periudhe janë hasur në tregun kosovar.

    Në të dhënat e dërguara mediumit nga kjo agjenci, nuk është bërë e ditur sasia totale e vlerës së parave falso që kanë qarkulluar në Kosovë për gati gjysmën e parë të vitit 2022.

    Sidoqoftë, për gjysmë viti janë hasur denominime të falsifikuara në vlerat si vijojnë: 200 euro tri raste, 50 euro 38 raste, 20 euro 17 raste, 10 euro katër raste dhe pesë euro 13 raste.

    Para të falsifikuara po këmbehen edhe në formë monedhash. Sipas AKF-së, janë identifikuar gjithsej 4566 monedha fals që janë këmbyer në territorin e Kosovës. 3781 nga to i kanë takuar vlerës prej dy eurove, ndërsa 746 sosh vlerës nga një euro.

    Denominimet e monedhave të falsifikuara në vlerat si vijojnë: 0.5 centë, 37 herë dhe 0.2 centë dy herë të falsifikuara.

    Lajmi.net në mars të këtij viti ka raportuar për veprimtarinë e falsifikimit të të hollave dhe tregtimit të tyre në rrjete sociale për një shumë të caktuar.

    Madje, siç kishte parë mediumi, në rrjetin social ‘Tik Tok’ paratë fals shiteshin në këmbim të kriptovalutave. Në fotografitë e siguruara nga ky rrjet social, përdoruesi ‘eurofake5’ u siguronte cilësi klientëve dhe ndante biseda me ta, të cilët thoshin se janë të kënaqur me kualitetin e kartëmonedhës së falsifikuar.

    Shteti “në gjumë”: Para false shiten lirshëm në rrjete sociale

    Ditëve të fundit në Kosovë janë shpeshtuar rastet kur Policia ka raportuar për para të falsifikuara.

    Falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas nenit 302 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Në janar të vitit 2012, Kosova kishte konvertuar valutën, duke kaluar nga valuta marka gjermane (DEM) në valutën euro.

    Në atë kohë, Banka Qendrore e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, bënë angazhime të veçanta në fushën e edukimit dhe luftimit të parave të falsifikuara, si dhe themeluan Komitetin kombëtar për luftimin e parave të falsifikuara.

    Artikuj të ngjashëm

    Cyrih: Falsifikoi certifikatën e vdekjes së nënës për të mos shkuar në punë, gjobitet dhe shkarkohet

    Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për “Keqpërdorim dhe mashtrimi në prokurim publik si dhe Falsifikimi i dokumenteve”

    Gani Krasniqi: Qeshem me zor kur e dëgjoj duke folur qiftin e Feratit, i cili u mor me falsifikim të aksionit të UÇK-së

    Të Fundit

    Kurti: Afatet po rrjedhin, në fund të korrikut duhet ta kemi Kuvendin e konstituuar

    Kurti pas takimit me Osmanin: Folëm gjerë e gjatë, ta shohim edhe pas takimeve të tjera se a kemi arritur ndonjë progres

    “Gjendja është shumë e rëndë për fat të keq”, dalin detaje për dy të lënduarit nga aksidenti tragjik në Pejë

    Ky është vendi i radhës që ndalon mbulimin e fytyrës në vendet publike

    Gjykata shqyrton urdhërarrestin ose paraburgimin për Fitore Pacollin pasi policia dështoi ta çojë me detyrim në seancë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.