Një aksident i rëndë autobusi ka ndodhur në Norvegji, ku raportohet për të paktën tre viktima.
Sipas mediave shtetërore, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30, në rajonin Hadsel në bregun veriperëndimor norvegjez.
Autobusi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar pjesërisht në liqenin Asvatnet, sipas transmetuesit publik NRK.
Në momentin e aksidentit, autobusi dyshohet të ketë pasur 58 pasagjerë.
Hetimet janë duke u zhvilluar për të sqaruar shkaqet e këtij tragjedia.