Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Tre të lënduar në një sulm me thikë në stacionin e trenit në Paris

    03/02/2024 11:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një i dyshuar i ka lënduar tre njerëz të shtunën duke i sulmuar me thikë në stacionin e madh të trenit, Gare e Lyon, në Paris, njoftoi Policia franceze.

    Policia tha se oficerët ia dolën ta arrestojnë shpejt sulmuesin, i cili e kishte përdorur një armë të mbrehtë gjatë sulmit në orën 8 të mëngjesit.

    Njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar lëndime më të lehta, sipas Policisë.
    Policia nuk dha hollësi të tjera rreth sulmit.

    Ky ishte një tjetër incident shqetësues i sigurisë në qytetin nikoqir të Lojërave Olimpike Veriore, të cilat fillojnë pas gjashtë muajve.

    Parisi është duke i rritur masat e sigurisë teksa përgatitet për t’i mirëpritur 10.500 atletë dhe miliona vizitorë për Lojërat e para Olimpike në kryeqytetin francez pas një shekulli.

    Lojërat Olimpike do të hapen përmes një ceremonie të madhe në mjedis të hapur përgjatë lumit Seine më 26 korrik.

    Kjo do të jetë një sfidë e madhe e sigurisë për një qytet i cili është goditur vazhdimisht nga sulmet terroriste, posaçërisht më 2015.

    Së fundmi, një burrë i sulmoi kalimtarët pranë Kullës së Eifelit në dhjetor, duke e vrarë një turist gjerman me thikë dhe duke i lënduar dy njerëz të tjerë./rel

    Artikuj të ngjashëm

    Momenti kur vetura godet këmbësorët në Liverpool

    Rusia vret së paku 13 persona në Ukrainë në sulmet gjatë natës me raketa e dronë

    Tetëmbëdhjetë të plagosur në sulmin me thikë në Hamburg

    Të Fundit

    Osmani flet me kryediplomatin e Tanzanisë për forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe vendeve afrikane

    Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë: Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

    Spiropali merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar në Prishtinë

    Arabia Saudite ndalon mbi 269 myslimanë “pa leje për haxh” që të hyjnë në Mekë

    Nëna e Ledrit flet për herë të parë për ndarjen e tij nga Sara

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.