Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Tre skenarët për formimin e qeverisë së re, sipas Ehat Miftarajt

    12/02/2025 21:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Të dielën e 9 shkurtit, Kosova mbajti zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

    Rreth 800 mijë qytetarë hodhën votën e tyre në kuti, për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre për legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

    Bazuar në rezultatet preliminare, asnjë nga subjektet politike nuk ka marrë vota të mjaftueshme për ta formuar qeverinë pa ndonjë koalicion.

    Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, e ka komentuar procesin zgjedhor të 9 shkurtit, bazuar në sistemin kushtetues.

    Miftaraj tha për Klankosova.tv se mbesin disa skenarë apo alternativa për të formuar qeverinë e ardhshme, duke u ndikuar si nga faktorë të brendshëm ashtu edhe të jashtëm.

    Ai thekson se opsioni i parë është që Lëvizja Vetëvendosje ta formojë qeverinë me komunitetet joshumicë, bashkë edhe me Listën Serbe.

    Por, sipas tij ky skenar është pak i mundshëm.

    “Në kuadër të faktorëve të brendshëm ndër më të rëndësishmit janë nëse LVV ka vullnet politik për të formuar qeverinë së bashku komunitetet jo shumicë në Kosovë ku hyjnë serbët dhe të tjerët. Ky skenar do të arrihej lehtësisht nëse do kishte vullnet si nga LVV dhe LS. Sidoqoftë, duke marr për bazë qëndrimin e vazhdueshëm të LVV se nuk pranojnë të formalizojnë bashkëpunimin me LS, në praktikë ky skenar është pak i mundshëm”, tha ai.

    Kreu i IKD-së dha edhe ‘formulën’ e dytë për krijimin e institucioneve të reja.

    Miftaraj tha se skenari i dytë është një koalicion mes LVV-së, partive të komunitetit jo shumicë, përjashto Listën Serbe dhe një partie politike shqiptare.

    “Që ky skenar të realizohej në praktikë do kërkonte qasje afruese nga LVV dhe një gjuhë e moderuar për të lënë hapësirë për bashkëpunim, e cila nuk ka ndodhur deri më tani. Përkundrazi, lideri i LVV i quajti liderët opozitarë më gjuhë të urrejtjes dhe gjuhë ofenduese si ‘hajvanë’ që në gjuhën shqipe është sinonim i fjalës kafshë. Në këtë drejtim, është një përshtypje se LVV së paku në publik e me veprime po abstenon nga e drejta e saj për të formuar qeverinë e ardhshme, duke krijuar atmosferë dhe klimë përçarëse dhe polarizuese kundër të gjithëve”, theksoi ai.

    Ai parasheh edhe krijimin e një qeverie të opozitës.

    “Skenar tjetër është formimi i qeverisë së pakicës nga ana e partive politike opozitare, së paku më komunitetet jo shumicë. Ky skenar mund të realizohet në praktikë nëse ka vullnet politik mes tre partive politike opozitare, më kushtin që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe së paku dy parti opozitare pajtohen që pozita e Kryeministrit të i takojë njërës parti, të harmonizojnë programin qeveritar dhe të pajtohen për qëndrimet lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje tjera me rëndësi si raportet me BE-në, masat ndëshkuese, etj”, shtoi kreu i IKD-së.

    Sipas tij, nëse nuk krijohet një qeveri stabile, vendi mund të ballafaqohet me zgjedhje të reja në vitin 2026.

    “Faktorë të jashtëm pa dyshim do jenë qëndrimet e BE- she ShBA-së lidhur me formimin e qeverisë dhe pritjet e tyre nga qeveria e ardhshme. Që nga viti 2001, është hera e parë që në Kosovë mbahen zgjedhje dhe kur kanë kaluar dy ditë ende nuk ka një qëndrim zyrtar apo ndonjë urim nga shtetet mike për fituesin e këtyre zgjedhjeve si nga BE, ShBA apo vendet e Kuintit. Dhe faktori tjetër padyshim është fakti se ne prill 2026 Kosova duhet te emëroj Presidentin e ri ku duhen 80 vota e qe në mungesë të këtij kuorumi vendi mund të shkoj në zgjedhje, e që si duket nëse nuk ka një koalicion të madh mes LVV dhe një partie të madhe politike shqiptare, mund të ndikohet që të kemi një qeveri jetë shkurtër prej afërsisht një viti”, tha ndër të tjera drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj për Klankosova.tv.

    Artikuj të ngjashëm

    Miftaraj: Kurti po dëshiron të na çoj në zgjedhje për adrenalinë, anipse ato do të paguhen nga taksat e popullit

    IKD mban konferencë për media për seancën konstituive të Kuvendit

    IKD nesër mban konferencë për media lidhur me bllokimin e seancës konstituive të Kuvendit

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.