Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Tre persona me uniforma ushtarake kërcënuan dy kalimtar në Prizren, policia i arreston dhe i konfiskon një ‘arsenal’ armësh

    16/01/2023 21:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Kosovës ka konfiskuar 6 armë dhe municione, ndërsa ka arrestuar tre të dyshuar që kanosën dy kalimtarë.

    “Sipas deklaratës se dëmtuarve, atyre u kishin dal para tre persona të dyshuar, të veshur me uniforma ushtarake, të armatosur dhe nuk kishin lejuar që të vazhdonin rrugën tutje duke i kthyer pas“, thuhet mes tjerash në komunikatën e Policisë.

    Komunikata e plotë:

    Me datë 16 Janar 2023, Njësitet policore të Stacionit Policor Prizren, pas pranmit të ankesës nga dy qytetar (një mshkull dhe një femër), bazuar në informacionet e mbledhura përmes rrugëve operative-hetimore , kanë identifikuar, lokalizuar dhe kane arrestuar tre të dyshuari në fshatin Pouskë në Prizren. Nga të njëjtit jan konfiskuar 6 armë dhe një sasi e municionit.

    Konkretisht me date 16.01.2023 në ora 00:10, dy viktimat raportojn se me date 15.01.2023 , rreth orës 23:10 ishin kanosur me arme derisa ishin duke lëvizur se bashku me veturën e tyre.

    Ata ishin kanosur në rrugën e fshatit Pousk – Prizren.

    Sipas deklaratës se dëmtuarve, atyre u kishin dal para tre persona të dyshuar, të veshur me uniforma ushtarake, të armatosur dhe nuk kishin lejuar që të vazhdonin rrugën tutje duke i kthyer pas.

    Në lidhje me këto informacione të pranuara me datën 16.01.2023 në ora 09:30, hetuesit e Stacionit policor Prizren kane filluar hetime preliminare në drejtim të ndriçimit të rrethanave të rastit.

    Pas një pune hetimore intensive në lidhje me rastin në fjale, është arrit të sigurohet informacion i vlefshëm , në drejtim të identifikimit të një prej dyshuarve që dyshohet ka kryer këtë vepër.

    Fillimisht një i dyshuari është shoqëruar ne stacionin policor Prizren, ku pas ballafaqimit me informacionin dhe dëshmitë e siguruara, ka pranuar që së bashku me dy dyshuarit tjerë e kane kryer veprën penale.

    Eshtë informuar prokurori kujdestar, departamenti për krime të renda , i cili ka dhënë urdhër verbal për bastisjen e shtëpive të tre të dyshuarve, me qëllim të gjetjes së dëshmive të tjera , që lidhen me rastin në fjale.

    Gjate këtyre bastisjeve në fshatin Pouske, janë gjetur dhe sekuestruar municion, rroba kamuflazh (ushtarake), si dhe armët e shënuara si me poshtë:

    1 (një) pushke automatike AK-47,

    1(një) Pushke gjuetie “Magnum” ,

    1 (një) pistolete “Ëalter CP 88”,

    2 (dy) pushke gjuetie

    1 (një) pistoletë plastike – shkrepëse, ngjyra e zeze, me mbishkrimin “DESERT EAGLE”.

    Pas bastisjeve të kryera dhe dëshmive të gjetura dhe sekuestruara është informuar prokurori kujdestar për krime të renda, ku ndaj tre të dyshuarve ka udhëzuar që të ngritët kallëzim penal për veprat penale “ Kanosje “ , “ Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armeve dhe municionit” dhe “ Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

    Deklaratat prej dyshuarve janë marr në prezencën e avokateve të angazhuar nga të dyshuarit. Prokurori ka lëshuar Aktvendim mbi ndalimin e tre të dyshuarve për 48 ore.

    Artikuj të ngjashëm

    Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

    U pa në foto me armë, policia e arreston të dyshuarin në Shtime – i gjenden dy uniforma ushtarake

    Digjen rreth 2 hektarë grur në fshatin Drenoc të Malishevës

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.