Tre nxënës të shkollës së fillore të mesme të ulët “Selman Riza” në Gjakovë, kanë mbetur të lënduar me mjete të mprehta pas një përleshje mes tyre raporton GazetaDemos.
Rastin për GazetaDemos e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 10:00 është raportuar se tre fëmijë kanë pranuar trajtim mjekësor pasi ishin përfshirë në një përleshje fizike në një shkollë në lagjen “Dardania” në Gjakovë. Pasi kanë pranuar ndihmën e nevojshme mjekësore janë liruar nga spitali (sipas personelit mjekësor dhe hetimeve të para të zhvilluara bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga mjete të forta). Policia ju ka përgjigjur rastit dhe është duke u vazhduar me procedurë të rregullt hetimore”, ka thënë Elezaj për GazetaDemos.
Siç mëson GazetaDemos rasti ka ndodhur në korridoret e shkollës, ku nxënësit janë përleshur mes vete dhe më pas kanë përdorur gërshërë, kompasa e mjete të tjera të mprehta, duke i shkaktuar lëndime njëri-tjetrit./GazetaDemos/