Lajme
Tre kosovarë rrahin një tjetër në veri, shoqërohen nga policia

Pas një mosmarrëveshjeje mes vete, tre persona kosovarë, kanë rrahur një tjetër në rrugën ”Knjaz Millosh” në veri të Mitrovicës.
Të tre, sipas autoriteteve, janë shoqëruar nga policia e veriut, dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti trajtohet në procedurë të rregullt.
”Janë shoqëruar në stacionin policor tre të dyshuar kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.