Siç raporton e përditshmja ‘Yedioth Ahronoth’, policia izraelite njoftoi se asnjë person nuk është lënduar nga shpërthimet dhe se incidentet janë duke u hetuar.
E përditshmja izraelite tha se një shpërthim i tretë u raportua në rrugën Wolfson në qytet pas dy shpërthimeve në vend parkimet e autobusëve në Bat Yam.
Policia tha se janë duke hetuar mundësinë se shpërthimet janë shkaktuar nga një “sulm i mundshëm”.
Forca të mëdha policore janë vendosur në vendet e shpërthimit, duke kryer kërkime për të dyshuar, ndërsa ekspertët e asgjësimit të bombave po e ekzaminojnë vendin e ngjarjes për të siguruar se nuk ka pajisje shtesë shpërthyese ose objekte të dyshimta.
Policia ka publikuar edhe një fotografi nga vendi i ngjarjes, por nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me natyrën e shpërthimeve apo viktima të mundshme.
Ndërkohë, transmetuesi publik izraelit raportoi se agjencia e sigurisë së brendshme Shin Bet dhe policia po vlerësojnë nëse incidenti ishte sulm i koordinuar.
Sipas të përditshmes ‘Yedioth Ahronoth’, të gjitha linjat hekurudhore të lehta në periferinë Bat Yam të Tel Avivit u ndaluan në mbrëmje pas shpërthimeve në rrethinën e qytetit.