LajmeZgjedhjet 2025
Transformim i bujqësisë në mandatin e Shukri Bujës, premton subvencione, infrastrukturë e treg për fermerët

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka vizituar sot familjen Rudari, e cila prej vitesh merret me prodhime bujqësore.
Në këtë takim, Buja ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së fermerëve.
Ai gjithashtu ka prezantuar planin e tij për zhvillimin e sektorit të bujqësisë gjatë mandatit të ardhshëm.
Programi i tij përfshin:
- Subvencione për farë, plehra dhe pajisje bujqësore;
- Fond të veçantë për kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore;
- Mbështetje për vaksinimin, sistemet e mjeljes dhe mikserët e ushqimit;
- Ndërtim rrugësh rurale, sisteme ujitjeje dhe kullimi;
- Pika grumbullimi dhe frigoriferë modernë për ruajtjen e produkteve;
- Qendër trajnuese me laboratorë, fermë model dhe serrë demonstrative;
- Trajnime për të rinjtë dhe grante deri në 2,000 € për serra, përpunim, paketim dhe marketing;
- Promovim të bujqësisë organike, ripyllëzimit, energjisë së rinovueshme në ferma dhe riciklimit të ujit e plehrave.
Sipas Bujës, ky vizion synon ta kthejë bujqësinë në një sektor modern, të qëndrueshëm dhe konkurrues.





