Lajme
Traktori me dru godet automjetin e policisë, lëndohen katër zyrtarë
Tre persona janë arrestuar pasditën e së shtunës në Pollatë të Podujevës, pasi dyshohet se kanë sulmuar zyrtarë policorë gjatë një ndërhyrjeje.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, njëri nga të dyshuarit ishte duke drejtuar një traktor të ngarkuar me dru të prera ilegalisht, ndërsa tjetri me automjet ka goditur veturën zyrtare të policisë.
Si pasojë e incidentit, katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
“ Të dyshuarit janë intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.