sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • InfoZë
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Trajneri i Spanjës pas disfatës: Kur e pashë sesi Italia e ndali Lukakun…

    07/07/2021 09:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka treguar se vendosi të luajë me një sulmues fals pasi e kishte parë sesi Italia e kishte ndalur me lehtësi Romelu Lukakun dhe theksoi se do ta mbështesë Italinë në finalen e Euro 2020.

    Italia e arriti finalen e Euro 2020 pasi e mundi Spanjën e Enriques 4:2 në penallti të martën në Wembley.

    Të kaltrit e kishin fitoren në dorë pas golit të epërsisë që Federico Chiesa e shënoi në minutën e 60-të, por Alvaro Morata e barazoi rezultatin 10 minuta para fundit, për ta çuar ndeshjen në shtesë ku nuk pati gola më.

    Enrique u përpoq ta befasojë homologun e vet Roberto Mancini, duke vendosur t’i lërë në stol Alvaro Moratan dhe Gerard Moreno, për të luajtur me një 9 fals.

    Ai e pranoi pas ndeshjes së këtë e kishte bërë pasi e kishte parë sesi dyshja Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci e kishin ndalur Romelu Lukakun në fitoren e Italisë 2:1 kundër Belgjikës në çerekfinale.

    “E pashë si Chiellini dhe Bonucci u përballën me Lukakun dhe mendova se mbase ishte më mirë të luanim pa një pikë reference dhe të shtonim një trup më shumë në mesfushë. Ishte plan i mirë, sepse ne tejkaluam presionin italian dhe luajtëm shumë mirë”, tha Enrique pas ndeshjes.

    Ai tha se do të jetë tifoz i Italisë në finalen e së dielës, ku të kaltrit do të përballen me Anglinë ose Danimarkën.

    “E uroj Italinë dhe shpresoj se do ta bëjë edhe një paraqitje tjetër të mirë në finale dhe ta fitojë trofeun”, shtoi ai

    Artikuj të ngjashëm

    A do të ftohet Sergio Ramos për Kupën e Botës?

    Cili do të jetë formacioni i mundshëm i Spanjës ndaj Kosovës?

    Angli – Itali: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i finales së Euro 2020

    Të Fundit

    LDK thërret konferencë për media

    “Kosova është foshnje e BE-së dhe e SHBA-së”, Mandl: Ne duhet të kujdesemi për të

    Moti përgjatë fundjavës

    50 mijë kosovarë në pritje të pasaportës

    Pal Lekaj beson që Kurti “në njëfarë forme” e ka pranuar Asociacionin

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • InfoZë
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.