Trajneri dhe drejtori sportiv vazhdojnë bashkëpunimin me Prishtinën

Trajneri i Prishtinës, Zekirja Ramadani dhe Drejtori Sportiv Fisnik Kërçeli kanë vazhduar bashkëpunimin me klubin kampion edhe për nga dy vjet tjera, pas suksesit të arritur në kampionatin vendor duke e rikthyer në kryeqytet pas tetë viteve Titullin Kampion 2020/2021 dhe Superkupën e Kosovës 2019/2020, ndërsa drejtori Kërçeli ishte me skuadrën edhe me rastin e triumfit në Kupën e Kosovës 2019/2020.

Prishtina pati sukses të madh në histori të klubit dhe futbollit kosovar, duke u plasuar në garat evropiane deri në UEFA Conference League raundi i 3-të (përfshirë triumfin në preliminatore të Champions League ndaj kampionit të San Marinos dhe Andorës dhe duke e mposhtur në UECL kampionin e Uellsit).

Reklama