Lajme

Tragjike në Shtime: Rrokulliset me traktor një 45 vjeçar – vdes në vendngjarje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Carralevë të Shtimës, ku si pasojë e rrokullisjes me traktor, një 45-vjeçar ka humbur jetën.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtime.

Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se më datën 16.09.2025, rreth orës 09:00, Policia në Shtime ka pranuar një informatë për një incident të ndodhur në lagjen ‘Kastrati’ të fshatit Carralevë. Është raportuar për rrokullisjen e një traktori, ku si pasojë ka humbur jetën një person i moshës 45 vjeç. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtime. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, tha Veseli.

Back to top button