LajmeNdërkombëtare

Tragjike në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e saj, mbijeton vetëm 6-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Catanzaron e Italisë, ku një grua u hodh nga ballkoni me tre fëmijët e saj të vegjël në krahë.

Siç raporton L’Unione Sarda, ajo vdiq menjëherë, së bashku me dy nga fëmijët e saj, të moshës 4 vjeç dhe 4 muajsh.

Vajza e saj e tretë, gjashtë vjeçe, raportohet se është shtruar në spital në gjendje të rëndë, transmeton Klankosova.tv.

Autoritetet italiane kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas pistës kryesore që po hetohet, dyshohet se bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm.

Back to top button