Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Tragjedia në Vushtrri, “Djali vdiq pas 7 minutave në spital”

    07/01/2025 20:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të Vushtrrisë.

    Vdekja e të rinjve tronditi vendin e familjet e tyre. Madje, nga mërzia e madhe, vetëm tre muaj pas këtij rasti, vdiq edhe babai i Malsorit, Muharremi.

    Por, historia e vdekjes së të rinjve nuk u varros me ta. Më shumë se dy vjet pas tragjedisë, dikush po e akuzon një person të tretë për shkaktimin e këtij aksidenti dhe po kërkon që ai të marrë dënimin e merituar.

    Një telefonatë që e pranoi të mërkurën e 2 nëntorit të 2022-ës, e gjunjëzoi përjetësisht Bedri Pllanën nga Vushtrria.

    Një zë i shqetësuar e njoftoi se djali i tij 17-vjeçar, Shkëlqimi, kishte pësuar aksident të rëndë trafiku në rrugën transitore Smrekonicë – Gojbulë.

    Bashkë me 17-vjeçarin në veturë kishte qenë edhe kushëriri i tij, Malsor Pllana, 19-vjeçar, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

    Si pakrye, Bedriu ishte nisur për në shtëpi dhe nga shoku që e përjetoi, mezi arriti të njoftonte familjen për rastin.

    17-vjeçari nuk u bëri ballë për shumë gjatë plagëve të aksidentit. Vetëm 7 minuta pasi që prindërit dhe motra e tij mbërritën në spital, mjekët i njoftuan për vdekjen e tij.

    Bedriu i cili në atë moment thotë se iu shemb bota para syve, mendon se i biri i tij e kishte parandjerë vdekjen mëngjesin e asaj dite, kur e kishte parë për të fundit herë.

    Dy të rinjtë u varrosën të nesërmen, por me mbylljen e varreve, nuk u mbyll misteri i vdekjes së tyre.

    Artikuj të ngjashëm

    Sot varroset i riu që vdiq pas plagosjes në Vushtrri

    Spitali i Vushtrrisë me mungesë të autoambulancave

    E rëndë: Një 4 vjeçar bie në kanalin e Ibër-Lepencit, ekipet e shpëtimit ende në kërkim të tij

    Të Fundit

    E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq pas vetaksidentit në Treboviq të Pejës

    Dy të mbijetuarit nga aksidenti tragjik në Pejë, flasin nga QKUK-ja: Janë në gjendje të rëndë

    Spitale të mbingarkuara nga vala e të nxehtit në Itali

    Protesta të reja në Beograd dhe qytete të tjera, studentët bllokojnë rrugët

    Izraeli i kërkon Kinës të ndalë Iranin: Do të shembej nëse ndalon blerjen e naftës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.