Lajme
Tragjedia në Malishevë, Haxhiu: Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje
Kryetarja e Kuvendit si dhe u.d e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur në Malishevë ku vdiqën babai dhe dy fëmijët e tij 9 dhe 12 vjeç.
Haxhiu tha se me dhimbje të thellë e pranoi lajmin për humbjen tragjike të tre familjarëve nga zjarri në Malishevë.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të një babai dhe dy fëmijëve nga zjarri që ndodhi sot në Malishevë. Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimave. Ndajmë dhimbjen me ta dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”.