Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Tragjedia në Lepenc, i afërmi i familjes Pacolli rrëfen se si shpëtoi mrekullisht 21-vjeçari

    19/06/2023 14:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Çifti Naim e Merita Pacolli së bashku me djalin e tyre 16-vjeç, vdiqën tragjikisht pasi me veturë ranë në lumin Lepenc në rrugën Shkup- pikëkalimi kufitar “Bllacë”. Në këtë fatkeqësi arriti të shpëtojë djali 21-vjeçar i çiftit Pacolli, Shkëlqimi. Për aksidentin që pikëlloi gjithë shqiptarët, ndonëse në gjendje të rëndë emocionale ka folur vëllai i Meritës, Xhavit Visoka.

    Ish-kampioni i boksit, Xhavit Visoka, rrëfen se motra e tij së bashku me familjen ishin shtetas të Norvegjisë dhe Merita së bashku me djalin e vogël po vinin në Kosovë nga Shkupi, ndërsa dhëndri i tij Naimi dhe nipi Shkëlqimi kishin shkuar në Maqedoni për t’i pritur sepse të njëjtit kishin arritur në Kosovë më parë.

    Si ndodhi aksidenti tragjik i mërgimtarëve që pikëlloi të gjithë shqiptarët?

    Xhavit Visoka në një intervistë të dhënë për Gazetën Express, tregon momentin kritik se si ndodhi aksidenti në Lepenc.

    “Dhëndri dhe dy fëmijët janë shtetas norvegjez, kanë jetu në Norvegji. Dhandri dhe djali i madh kanë qenë në Kosovë kanë ardhë më herët, tash motra me djalin e vogël kanë pas me ardhë edhe janë ardhë në Shkup, e dhandri Naimi me nipin Shkëlqimin janë dalë me i marrë me kerr. Duke u kthy një tunel që është kah të vish prej Shkupit, para se me mbërri te kufiri është një tunel duke u ndërtuar edhe e kanë vendos një semafor aty para tunelit, me kalu njëherë  në njërën anë njehërë në tjetrën, paska qenë kolonë e tash sipas raportit të policisë, djali paska desht me tejkalu me nxanë semaforin e gjelbërt dhe një person i Maqedonisë i Shkupit me një kerr Tiguan, se ka lanë me hy në tejkalim, ja ka nxanë rrugën, vetëm pak e ka prek dhe aty lumi është afër edhe kanë ra”, tha Visoka për Express.

    Ai tha se veturën po e voziste djali i çiftit, Shkëlqimi 21-vjeç. Ndërsa, arsyeja e vizitës së familjes në Kosovë ishte për pushime të verës.

    “Si krejt mërgimtarët që vijnë verës, kanë shtëpi marramendëse të madhe në Kosovë, kanë pas jetë luksoze, kanë ardhë 2-3 herë në verë”, tregoi Visoka arsyet e vizitës.

    I pyetur se si është gjendja shëndetësore e Shkëlqimit ai tha se nuk është e mirë dhe sot e ka marrë vesh lajmin për vdekjen e prindërve dhe vëllait të tij.

    “Jo mirë, deri sot si kena tregu që kanë vdek, se edhe ne kemi pas shpresa që po nxirren prej kerrit. Por, kur i pam kufomat aty është pa koment”, u shpreh Visoka.

    Detaje se si shpëtoi mrekullisht Shkëlqimi

    Xhavit Visoka rrëfen se Shkëlqimit iu ka hapur dera e veturës në lumë, më pas dikush nga kalimtarët ia ka ofruar një litar dhe ka arritur të dalë nga lumi. Kurse vetura ku ishin prindërit e tij dhe vëllai vazhdonte të zhytej në ujë.

    “Shkëlqimi tha na ka rrokë një kerr mrapa, por defakto anash…Jena ra tha në lumë por u rrotullu kerri me katër rrotat nalt, jena ra tha në lum, e kur jena ra në lum tha mu ka çel dera dhe jam dal. Kerri u shku tu u rrotullu anash, do djem tha ma kanë gju një litar më kanë nxjerrë jashtë, edhe ka ditë not”, tha daja i Shkëlqimit, Xhavit Visoka.

    Lajmin për tragjedinë në Lepenc ia kishte treguar vetë Shkëlqimi dajës së tij.

    “Nipi ka telefonu vëllain në Facebook”, tha Visoka.

    Gjithashtu, Visoka falënderoi bashkëkombasit në Shkup për ndihëm e ofruar, ministrin e MPB-së Xhelal Sveçla dhe FSK-në e policinë.

    “Duhet me cekë, jam i befasur me bashkëkombasit tonë në Shkup, 24 orë nuk janë largu kurrë nga ne. Na ofruan edhe një hotel, pronari i hotelit “Smira” – ceke të lutëm. Ai tha krejt gratis i keni derisa të kryhet rasti”…Prej Qeverisë, kur e kam telefonu ministrin Sveçla para meje ka arritë te vendi dhe deri në orën 05:20 ka nejt te krahu im pa ma lëshu dorën…Ka thirrë shptërimtarët, policinë dhe kanë mbërri me drona me zhytësa. Kanë punu kurrë pa ndal, respekt për FSK dhe njësinë Speciale të Kosovës”, u shpreh ai.

    Trupat e pajetë nuk kanë arritur akoma në Kosovë, ndërsa lamtumira e funit pritet t’u jepet atyre nesër rreth orës 14-15.

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë Veriore ka njoftuar të dielën se pas më shumë se 24-orëve në kërkim në lumin Lepenc janë gjetur tre personat e vdekur, pas aksidentit të trafikut nga dita e djeshme në rrugën Shkup- Pikëkalimi Kufitar “Bllacë”.

    Ndërsa, lidhur me rastin është arrestuar shoferi me inicialet B.B., i automjetit “Touran”.

    “Është gjetur edhe automjeti “bmë” me të cilin ata kanë qarkulluar. Siç informuam më herët, në bazë të urdhërit të Prokurorit Publik, shoferi i automjetit “folksëagen touran” B.B. është privuar nga liria dhe është në mbajtje për procedurë të mëtejme”./Express

    Artikuj të ngjashëm

    Peci i reagon Behgjet Pacollit: Ka qef me ba filma, sidomos tash para zgjedhjeve

    Pacolli: Nuk e kuptoj pse VV po e bllokon mocionin e opozitës për të diskutuar rreth kërkesave të minatorëve dhe policëve

    Tragjedia në familjen Pacolli, vëllai i gruas që vdiq bën postimin prekës: Motër na djege shpirtin

    Të Fundit

    Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe të tjerët paraqiten në gjykatë

    Amerika pezullon dërgimin e armëve kyçe për mbrojtjen e Ukrainës

    Detaje nga vetaksidenti me fatalitet në Treboviq të Pejës

    Vetaksident me fatalitet në Pejë

    Data historike, 35 vjet nga Deklarata 2 Korrikut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.