Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte Gjakovën, ku tre fëmijë kanë humbur jetën në fshatin Jabllanicë, pas shembjes së një shtëpie të pabanuar.
U mësua se fëmijët janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare, nga familjet Ramaj, Morina dhe Mehmetaj.
Vdekja e të miturve është konstatuar në vendin e ngjarjes.
Ndërkaq, drejtori i Spitalit Rajonal të Gjakovës, Hilmi Shala, ka bërë të ditur se trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në morgun e spitalit.
Të gjitha njësitë përkatëse kanë intervenuar dhe Policia po ndërmerr veprimet e nevojshme lidhur me rastin. /Sinjali/