Sipas zyrtarëve të vendit, numri i të vdekurve nga incidenti në festimet e Halloween ka shkuar në 146 persona.
“Numri i të vdekurve ka arritur në të paktën 146 nga incidenti i Halloëeen në lagjen Itaewon të Seulit të shtunën mbrëma”, ka thënë shefi i Departamentit të Zjarrfikësve Yongsan.
Ai ka shtuar se edhe 150 të tjerë janë të plagosur.
Shkaqet e vdekjes nuk janë raportuar ende, por sipas agjencisë së Lajmeve Yonhap, dhjetëra persona kanë pësuar “arrest kardiak” pas përplasjeve në turmat e mëdha me njerëz.
Raportohet se në festimet e para të Halloween ishin mbledhur rreth 100 mijë persona.